Real Madrid vuan por fiton 2-1 në shtëpi ndaj Getafes, në sfidën e La Liga. Ndeshja nisi në malore për të besuarit e Carlo Ancelottit, të cilët e pësojnë që në minutën e 11-të me ish-in Borja Mayoral, me sulmuesin që përfitoi si duhet pas një gabimi në prapavijë.
Në minutën e 24-të, talenti anglez i Los Blancos, Bellingham reklamon një penallti pas një rrëzimi të tij në zonë, por pas rishikimit me VAR, arbitri nuk e konsideron 11-metërsh.
Në fillimin e pjesës së dytë, Joselu vendos ekuilibrat dhe i jep zemër Real Madridit. Në shtesë, njeriu-gol i javëve të para, Jude Bellingham realizon për 2-1, duke ndezur festën në stadium.