Ben Blushi është gjobitur nga Policia, me një gjobë të majme. Kjo, pasi ai është kapur duke udhëtuar me gati 150 km në orë, në një zonë që shpejtësia e lejuar ishte 90 km në orë.
Me date 24.11.2023, nga Seksioni i Sigurisë se Autostradës Milot-Morine, ne KM 113.7, te autostradës Milot-Morine, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë, nga shpejtësimatësi është konstatuar automjeti me targe AA 876 UA, i cili po udhëtonte ne shpejtësi 144 km/orë. Pasi është ndaluar dhe i është komunikuar kundërvajtja administrative, drejtuesi i automjetit me targe AA 876 UA, shtetasi Ben Blushi, referuar nenit 127 pika 3.1, e Kodit Rrugor, ka dhënë pëlqimin për pagesën e një shume qe është sa dyfishi i maksimumit te masës administrative te parashikuar për normën e shkelur, konkretisht 30 000 lek te rinj si dhe masën plotësuese te zbritjes 5 pike nga leja e drejtimit.’- njofton policia.
Gjobën e ka konfirmuar edhe vetë Blushi në një postim në rrjetet sociale! Por shpejtësi të lartë është ndaluar edhe në Kosovë, pasi ishte me 129 km në or, ku shpejtësia e lejuar ishte 110. Sipas tij atje nuk e gjobitën me para, por e shleu gjobën me 2 libra të tij.