Benatia: Nuk e shoh Dybalan te në Serinë A, ai do të largohet nga Italia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Medhi Benatia pret që miku dhe ish-bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala, të largohet nga Italia në afatin kalimtar verior, meqë nuk mund ta imagjinojë duke luajtur për një klub tjetër në Serie A.

Argjentinasi nuk do ta rinovojë kontratën me Juventusin, prandaj në verë do të largohet si lojtar i lirë, ndërsa akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

28-vjeçari është lidhur edhe me rivalin e Zonjës së Vjetër, Inter, megjithatë akoma nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.

Në një intervistë me TuttoJuve, Benatia është shprehur i habitur që ‘La Joya’ nuk e ka vazhduar kontratën me Bianconerët.

“Në vitet e fundit ka qenë gjithmonë në qendër të projektit si numri 10, golashënuesi dhe kapiteni në mungesë të Giorgios (Chiellini)”.

 “Ai ka qenë gjithmonë i dashuruar me Juventusin, fatkeqësisht ka pasur ngritjet dhe rëniet me klubin dhe ky ka qenë vendimi final. Më vjen shumë keq, sepse do të dëshiroja ta shihja Dybalan akoma në Torino”.

 “Në Itali Paulon e shoh vetëm te Juve, jo te ndonjë klub tjetër. Ai tashmë është një top-lojtar, prandaj do ta ketë mundësinë të luajë në Spanjë, Francë dhe Gjermani. Nuk ka dyshim për këtë”.

 “Ai do të ketë sukses në cilëndo skuadër, ia uroj vendimin e duhur. Është një mik i vërtetë, e dua shumë”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i Juves.

Share This Article