Benet Beci betohet si kryebashkiak i Shkodrës: Do ndahen punët dhe jo privilegjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Benet Beci është betuar si kryebashkiak i Bashkisë Shkodër, pasi fitoi në zgjedhjet e 14 majit kundrejt Bardh Spahisë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë “

Në fjalën e tij tha se do të jetë shërbëtori i parë i Shkodrës ndërsa theksoi se në këtë Bashki do të ndahen punët dhe jo privilegjet.

“Së pari më lejoni të uroj këshilltarët dhe nënkryetarët për detyrën. Kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh që të jem zgjedhur nga ju dhe nga njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Do  të doja të isha më shumë si punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Është koha për të nisur ndryshimin e madh. Duhet të përmirësojmë jetën e shkodranëve, të punojmë për fëmijët e së nesërmes  dhe për zhvillimin e Shkodrës. Të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, qeverinë dhe donatorët. Nuk do ketë ndasi mes qytetarëve. Do të gjejë mundësinë me të mirë që të punojmë për fëmijët tanë dhe të punojmë pa asnjë ngurim për çdo grup. Dera është e hapur për të gjithë. Prej sot do jemi në shërbim të juajin me rregulla e ligje. Do të jetë bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegjet”- tha ai.

Share This Article