Benet Beci ka fituar bindshëm bashkinë e Shkodrës, kundër rivalit të tij politik
Bardh Spahia, përfaqësuesi i Berishës dhe Metës. Për herë të parë, ky bastion i djathtë, një bashki e rëndësishme për të djathten, zgjedh për drejtimin e saj një socialist.
Kjo fitore historike me një diferencë të thellë me rreth 11 mijë vota më tepër. Referuar të dhënave zyrtare, Benet Beci ka marrë 33 180 vota, apo 60.24%, e ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 21 875 vota, të përkthyera në përqindje 39.76%.
Sa u përket bashkive të tjera të qarkut Shkodër, në bashkinë Vau i Dejës Kristian Shkreli I PS ka shpallur fitoren. Deri në orën 14:30 të kesaj të hëne, në bashkinë Malësi e Madhe janë numëruar vetëm 72% e kutive të cilat i kanë dhënë epërsinë Tonin Marinaj kundrejt Isa Ramaj me rreth 20% më tepër vota.
Ne Pukë e në Fushë Arrëz, procesi i numërimit të votave ka përfunduar duke shpallur fitues dy kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në këto bashki, respektivisht Rrok Dodaj dhe Hil Curri.