Benet Beci, zyrtarisht kryebashkiak i Shkodrës. Takohet me Bardh Spahinë: Derën do ta kesh gjithnjë të hapur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i ri i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka hyrë në zyrën e këtij institucioni. Pasi Beci është betuar si kryetar i ri i kësaj bashkie, ai ka zhvilluar edhe një takim me ish-kreun e këtij institucioni, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci shkruan se konstituimi i tij në krye të bashkisë përfundoi me takimin me Bardh Spahinë. Ndërsa thekson se dera e bashkisë së Shkorës do të jetë gjithnjë e hapur për të, për të mirën e këtij qyteti. 

Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”, shkruan Beci.

Beci arriti të thyente bastionin e së djathtës në zgjedhjet vendore të 14 majit duke bërë që Partia Socialiste të fitonte për herë të parë në qytetin e Shkodrës. Benet Beci arriti të fitojë me 11 mijë vota më shumë përballë Bardh Spahisë, kandidatit të së djathtës.

Sipas të dhënave zytare, Benet Beci i Partisë Socialiste mori 34302 vota, e ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” arriti vetëm 22678 vota.

Benet Beci ka shërbyer më parë si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për më shumë se një dekadë para se të angazhohej në radhët e Partisë Socialiste.

Beci arriti të zgjidhej deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Shkodrës, ndërsa në zgjedhjet vendore të 14 majit, ai la mandatin për të nisur një detyrë të re, atë të drejtimit të qytetit si kryebashkiak.

Share This Article