Ndeshja ndërmjet Benficës dhe Arsenalit, në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Evropës, do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Kështu ka bërë të ditur UEFA të martën në mbrëmje. Dueli do të luhet me 18 shkurt nga ora 21:00.
Ky do të jetë dueli i parë mes këtyre skuadrave në këtë fazë, kurse ai i kthimit do të luhet në Londër.
UEFA i ka falënderuar të dyja klubet, Benficën dhe Arsenalin për bashkëpunimin si dhe Federatën e Futbollit të Italisë e klubin e Romës për ndihmën që i kanë ofruar për të organizuar ndeshjen.
Po ashtu, sot gjatë ditës, UEFA njoftoi se ndeshja ndërmjet Real Sociedadit dhe Manchester Unitedit do të luhet në stadiumin e Juventusit në Torino.
Këto vendime të UEFA-s vijnë pas masave kufizuese në Spanjë dhe Portugali për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.