Benfica e ka shokuar Barcelonën duke e mposhtur në Lisbonë me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Grupit E të Ligës së Kampionëve.
Darwin Nunez në minutën e tretë të ndeshjes shënoi golin e parë për ekipin portugez. 1:0 për Benficën u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, skuadra portugeze realizoi edhe dy gola të tjerë për ta kompletuar një fitore të rëndësishme.
Për 2:0 sërish realizoi Rafa Silva në minutën e 69-të. Ndërkaq, golin e fundit në ndeshje dhe të dytin personal e shënoi Darwin Nunez nga penalltia në minutën e 79-të.
Në fund të ndeshjes, Barcelona mbeti me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq pas dy të verdhëve u përjashtua Eric Garcia. Me katër pikë, Benfica renditet e dyta. Derisa Barcelona është e fundit me zero pikë. Ka dy humbje në po aq ndeshje, me gjashtë gola të pranuar dhe asnjë të realizuar.

