Benzema: “El Clasico”, edhe pa Messin është dueli më interesant

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Karim Benzema ka insistuar se “El Clasico” mbetet ndeshja më e mirë në botën e futbollit, pavarësisht largimit të Lionel Messit nga Barcelona.

Benzema me Real Madridin udhëtojnë në “Camp Nou” më 24 tetor për t’u ballafaquar me Barcelonën që nuk ka pasur nisje të mirë të edicionit nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi në vitin 2018, ndërsa Messi u transferua te Paris Saint-Germaini në verën e këtij viti.

“Për mua është e njëjta. Mbetet ndeshja më e mirë që ekziston në futboll. Nuk ka rëndësi se cilët lojtarë janë aty, kush është larguar apo kush do të vijë. Real-Barça është historike. Emrat kanë ndryshuar edhe në të kaluar. Ka qenë Zinedine Zidane, Ronaldinho, Ronaldo, Samuel Eto’o. Real-Barça do të jetë gjithmonë njëjtë”, ka thënë Benzema për ESPN-in.

Benzema ka shnëuar nëntë gola dhe ka shtatë asistime këtë sezon dhe është kandidat për ta fituar “Topin e Artë” muajin e ardhshëm.

“Ka qenë ëndërr qëkur isha i ri dhe ka qenë motiv për mua. Topi i Artë përfaqëson lojtarët më të mirë në botë dhe është ndjenjë e mirë që jam në atë listë”, theksoi 33-vjeçari.

Share This Article