Franca ka arritur finalen në Botërorin e Dytë radhazi edhe pse në Katar ka pasur mungesa të mëdha si Kimpembe apo Pogba, por mbi të gjitha i mungon “Topi i Artë”, Karim Benzema.
Ylli francez i Real Madrid u dëmtua në fazën parapërgatitore të Francës në Botëror dhe nuk u bë pjesë e grupit edhe pse trajneri Didier Deschamps nuk e ndryshoi listën në asnjë moment.
Tashmë, kur Franca i ka shkuar deri në fund këtij kompeticioni, Benzema është rikuperuar dhe ka të drejtën të bëhet pjesë e ekipit.
Megjithatë, media spanjolle “Relevo” ka mësuar se 34-vjeçari nuk do të bashkohet me kombëtaren e “gjelave”, madje nuk do të ngjitet as për të tërhequr medaljen.
Para gjysmëfinales me Marokun u pyet edhe Deschamps, i cili refuzoi të fliste për lojtarët që nuk janë pjesë e grupit.
“Unë kujdesem për 24 lojtarë këtu. Nuk kujdesem për ata që nuk janë si Kimpembe apo Pogba. po ashtu. Nuk do të flas për këto gjëra çdo ditë”, tha Deschamps.