Benzema rikthehet dhe në Champions, Reali mposht pastër Chelsea-n e Lampard

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ata janë kampionët në fuqi të Champions League dhe kanë në grupin e tyre “Topin e Artë”. Real Madrid ka marrë një fitore të pastër 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Chelsea-t duke bërë që të shkojë i qetë në takimin e kthimit në Londër.

Francezi Benzema ishte autori i golit të parë për madrilenët në minutën e 22-të pas një asisti nga braziliani Vinicius Junior.

Për Chelsea-n, i cili u drejtua në këtë ndeshje nga trajneri Lampard, u bë edhe më e vështirë kur Chilëell la fushën e lojës në minutën e 59 pasi u ndëshkua me kartonin e kuq. Asensio mendoi për golin e dytë të Realit dhe sërish “njeriu asist” ishte braziliani Vinicius.

Me këtë rezultat, skuadra e Ancelotti-t do të udhëtojë e qetë në Londër, në takimin që do të zhvillohet të martën e ardhshme.

Share This Article