Benzema: S’mund ta imagjinoj Realin pas Zidanen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Karim Benzema beson se Zinedine Zidane do të vazhdojë të qëndrojë në Real Madrid.

Zizu ka disa muaj që nuk konfirmon qëndrimin në Real, derisa në fund të sezonit, tha qartë se do të ulet e të flasë me drejtuesit e klubit.

Ai nuk e përjashtoi largimin nga Reali, duke thënë se Madridi mund të fitojë më shumë edhe pa të.

Sido që të jetë, i të njëjtit mendim nuk është Karim Benzema.

Ai nuk mund ta imagjinojë Realin pas Zidanen.

“E ardhmja e Zidane? Nuk më duket se do të largohet, nuk do të largohet, do ta shihni”, u shpreh Benzema për L’Equipe.

“Nëse largohet, largohet… por nuk e shoh Real Madridin pa Zidanin”. 

Share This Article