Një nga makinat lukzose nga ato të konfiskuara që pritet ti kalohen policisë së shtetit është dhe ajo që përkiste ish-missit shqiptar, Trejsi Sejdini.
Bëhët fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.
Automjet i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë.
Makina u sekuestrua në 2019 për të cilën sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini.
Kjo e fundit deklaroi se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje. Makina ishte në zotërim të Leonard Dukës, një personazh i njohur i botës së krimit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pak ditë më parë bëri me dije s të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalonin Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mes makinave të sekuestruara dhe të pashitura ishte edhe benzi luksoz.