Beogradi si zonë lufte, përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë vazhduar protestat edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Para Fakultetit të Drejtësisë në Beograd mbrëmë ndodhi një përleshje mes protestuesve dhe policisë, dhe e gjithë situata dukej si një zonë lufte, raporton nova.rs.

Siç mund të shihet në video të publikuar në rrjetet sociale, në kryqëzimin para Fakultetit të Drejtësisë protestuesit hidhnin fishekzjarre, ndërsa dëgjoheshin edhe goditje topash.

Brigadat e policisë po afroheshin nga rruga e Beogradit dhe përgjatë Bulevardit Mbret Aleksandër me qëllim që t’i shpërndanin ata.

Siç mund të vërehet, protestuesit janë kryesisht djem të rinj me fytyra të mbuluara.

Afërsisht të gjitha rrugët përreth janë bllokuar dhe në praktikë nuk mund të kalosh përmes Vraçarit.

Në rrugë qëndrojnë kontejnerë të rrëzuar, dhe qytetarët në një moment lëvizën kontejnerët që ambulanca të mund të kalojë. 

Share This Article