Kryeministri Edi Rama padyshim që është pyetur nga gazetarët për rastin e hetimit të Ilir Beqajt, si dhe shkarkimit të këtij të fundit nga zyra që ishte pjesë e grupit negociator me BE. Ai tha se zyra e Beqajt nuk merrte fonde nga BE.
“Ilir Beqaj në sekondën që u vu nën një akuzë iku nga detyra. Që të jemi të qartë. Ilir Beqja në sekondën që u vu në akuzë, dha dorëheqje. U hap dhe procesi për zëvendësimin. Nuk është kryenegociator. Ai ishte koordinator i ndihmës, në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE. Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me donatorët për të mirë të akordimit të fondeve të cilat nuk kalojnë direkt, por te entitet e tjera. Zhurma e bërë për ‘zhvatje’ fondesh të BE, është gënjeshtër. Pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE. Nuk i kalojnë fonde as nga BE dhe nga asnjë institucion tjetër. Këto janë procese të drejtësisë. Nuk kam komente.”, tha ai.