Show - Biz
Beqarët do gjejnë shumë mundësi për të bërë takime të reja, çfarë thonë yjet për ju sot
dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të mërkurën venusin disonante mund të ketë disa bezdi në jetën tuaj private. Ka pak pavendosmëri për lëvizjet e radhës, por shumë shpejt do të kuptoni se çfarë të bëni me jetën tuaj profesionale. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të mërkurën në dashuri është mirë për beqarët që mund të bëjnë takime shumë interesante. Në punë jeni plot ide dhe ka ardhur koha t’u tregoni të gjithëve se sa vleni. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të mërkurën në dashuri ka pak nervozizëm dhe pavendosmëri. Në punë ka ardhur koha të kuptoni se cilat janë prioritetet tuaja. Do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë të jeni të sigurt. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të mërkurën kjo ditë po nis pak ngadalë për shkak të ndjenjave por pak nga pak do të përmirësohet. Në punë ka shumë angazhime por nëse ndiheni të stërngarkuar, kërkoni ndihmë. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të mërkurën kjo ditë është e bukur për dashurinë dhe beqarët do të gjejnë shumë mundësi për të bërë takime të reja. Në punë mund t’ju duhet të merreni me disa punë të papërfunduara.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të mërkurën në dashuri është më mirë të mos shtyni shumë dhe në punë është më mirë të kuptoni mirë se çfarë dëshironi përpara se të nënshkruani një marrëveshje. Jo çdo gjë po shkon sipas planit, por do të shihni që së shpejti do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses. Nuk do mungojnë momentet e vështira.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të mërkurën kjo ditë mund të dhurojë emocione të bukura, sidomos në pjesën e parë. Në punë mund t’ju duhet të rishikoni marrëveshjet. Do të shihni që së shpejti do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses dhe kënaqësi. Përveshni mëngët dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të mërkurën në dashuri është më mirë të mos jeni shumë kërkues me partnerin tuaj, ai mund të lodhet. Në punë keni nevojë për më shumë garanci. Gjithçka funksionon, thjesht duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe tek ata që ju rrethojnë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Të mërkurën kjo ditë është e bukur për ndjenjat tuaja, keni gjetur një ekuilibër të bukur në dashuri. Në punë keni shumë ide fituese. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të mërkurën yjet flasin për takime të reja interesante, mos u përmbani. Në punë keni një dëshirë të madhe për të bërë, përpiquni të zgjidhni vetëm projektin e duhur për t’u zhytur. Kini besim tek vetja dhe tek ata që ju rrethojnë. Dini të falënderoni ata që janë pranë jush dhe ju duan.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të mërkurën dashuria shkëlqen sërish në jetën tuaj dhe në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim, së shpejti do të mund të gjeni mundësi të reja.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të mërkurën nëse jeni ende beqarë, shikoni përreth dhe në punë është më mirë të bëni gjithçka me qetësi pa vonuar dhe të largoheni një hap nga afatet me një mal me gjëra për të bërë.
Show - Biz
Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri
Shpesh fotot e para me fishekzjarrë që kremtojnë ndërrimin e viteve vijnë nga Zelanda e Re dhe Australia.
Por në fakt janë dy mikroshtete ato që festojnë të parët ndërrimin e viteve. Ishujt Samoa dhe Kiribati që ndodhen në oqeanin Paqësor ndajnë këtë rekord, falë pozicionit më të favorshëm në krahasim me ishujt e tjerë në Polinezi.
Ato ndodhen saktësisht mes ishujve Havai dhe Zelandës së Re, duke u bërë të parët që presin ndërrimin e viteve.
Pozicioni i tyre gjeografik i vendos të parët në linjën e datës ndërkombëtare, një standard i vendosur që në vitin 1884, që praktikisht ndan ditët. Praktikisht, nëse ndodhesh në atë kufi, mund të udhëtosh në kohë duke u spostuar pak më shumë në perëndim, ose në lindje të saj. Por edhe pse nis në Polin e Veriut dhe mbaron në atë të Jugut, linja nuk është një vijë e drejtë, pasi ajo manovron përmes kufijve politikë të shteteve.
Ishujt Samoa dhe Kiribati janë të parat në pjesën perëndimore të linjës, duke mundur kështu Zelandën e re dhe Ishujt Marshall. Para vitit 1990, linja e datës ndërkombëtare e ndante ishullin Kiribati në dy, duke shkaktuar jo pak probleme me kalendarin.
Dy ishujt në fjalë janë destinacione turistike që vizitohen thuajse në çdo ditë të vitit, por për Vit të Ri mund të gjeni një arsye më shumë për t’i vizituar.
Bota
George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre
Aktori i njohur amerikan George Clooney, bashkëshortja e tij Amal Clooney, avokate e të drejtave të njeriut, si dhe binjakët e tyre Ella dhe Alexander, janë pajisur zyrtarisht me shtetësinë franceze. Vendimi është bërë publik në Journal Officiel, organi zyrtar ku publikohen dekretet e qeverisë franceze.
Familja Clooney jeton kryesisht në një fermë në Brignoles, në jug të Francës, blerë në vitin 2021. Kryebashkiaku i qytetit, Didier Brémond, u shpreh për mediat lokale se zgjedhja e çiftit për t’u bërë shtetas francezë tregon “dashurinë e tyre për Francën”, duke i përshkruar si një familje të thjeshtë dhe të aksesueshme.
Në një intervistë për revistën Esquire, Clooney tregoi se vendimi për t’u zhvendosur në Francë lidhej me shqetësimin për rritjen e fëmijëve në Los Anxhelos dhe ndikimin e kulturës së Hollivudit. Ai theksoi se dëshironte një jetë më normale për ta, larg paparacëve dhe krahasimeve me fëmijë të tjerë të famshëm.
Binjakët e çiftit kanë lindur në Londër në vitin 2017. Amal Clooney, e lindur në Liban dhe e rritur në Britani, është natyralizuar me mbiemrin e saj të vajzërisë, Amal Alamuddin. Ndërsa fëmijët dhe Amal flasin rrjedhshëm frëngjisht, George Clooney pranon me humor se gjuha franceze mbetet ende një sfidë për të.
Popular
Brenda “Strofkës së Ujkut “, udhëtim në bunkerin sekret ku Hitleri drejtoi luftën dhe i mbijetoi atentatit
Rruga që gjarpëron mes liqeneve vezulluese dhe pyjeve të qeta të Masurias në Poloninë verilindore, duket si skena ideale për një arratisje fundjave në natyrë. Por pas qetësisë baritore dhe cicërimave të zogjve, peizazhi fsheh një nga kapitujt më të errët të shekullit të 20-të.
Këtu, në thellësi të pyllit, qëndrojnë rrënojat e mbuluara me myshk të “Strofkës së Ujkut” (Wolfsschanze) – qyteti sekret prej betoni nga ku Adolf Hitleri drejtoi makinerinë naziste të luftës dhe pushtimin e Bashkimit Sovjetik.
Qendra nervore e Rajhut të Tretë
E ndërtuar me shpejtësi në vitin 1941 nga Organizata Todt dhe puna e detyruar e të burgosurve, “Strofka e Ujkut” ishte shumë më tepër se një bazë ushtarake. Ajo ishte një fortesë e pathyeshme, e vendosur strategjikisht vetëm 80 kilometra larg kufirit sovjetik, për të mbikëqyrur Operacionin Barbarossa.
Kompleksi gjigant përfshinte 50 bunkerë, 70 kazerma, dy fusha ajrore, kinema, madje edhe një çajtore. Muret e bunkerëve arrinin një trashësi monstruoze prej 20 metrash beton, ndërsa një sistem i sofistikuar kamuflazhi dhe 50,000 mina tokësore e bënin atë të padukshëm dhe të paafrueshëm.
Përveç Hitlerit, i cili kaloi rreth 800 ditë këtu, në këtë “qytet në pyll” jetonin edhe figurat më të larta të regjimit si Goebbels, Göring dhe Bormann.
Rutina banale e së keqes
Vizita në rrënoja zbulon detaje rrëqethëse të jetës së përditshme të diktatorit. Hitleri, shpesh i sëmurë dhe me pagjumësi, e niste ditën duke lexuar raportet e bombardimeve dhe duke shëtitur qenin e tij, Blondi. Është një kontrast makabër: imazhi i njeriut përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve duke shëtitur qenin në qetësinë e pyllit, ndërsa disa metra më tutje planifikohej Holokausti.
Dështimi i “Valkyrie”
“Strofka e Ujkut” njihet botërisht si vendi ku historia mund të kishte ndryshuar rrjedhë. Më 20 korrik 1944, koloneli Claus von Stauffenberg tentoi të vriste Hitlerin duke vendosur një çantë me eksploziv nën tavolinën e konferencave.
Shpërthimi vrau tre persona, por Hitleri shpëtoi me lëndime të lehta, i mbrojtur nga këmba e rëndë e tavolinës së lisit. Ky dështim çoi në ekzekutimin e 5,000 personave dhe rriti paranojën e diktatorit, i cili pas kësaj ngjarjeje zhvillonte takime vetëm i rrethuar nga rojet SS.
Debati mbi “Turizmin e Errët”
Sot, vendi tërheq rreth 300,000 vizitorë në vit. Natyra ka rimarrë kontrollin mbi betonin; pemët rriten brenda bunkerëve dhe stalaktitet varen nga tavanet e errëta, duke i dhënë vendit pamjen e një qytetërimi të lashtë e të harruar.
Megjithatë, zhvillimi i fundit i zonës ka ngjallur debate. Në fund të vitit 2024, aty u hapën një hotel dhe një restorant. Për historianët, komercializimi i një vendi ku u orkestruan krime kundër njerëzimit është problematik. Por për të tjerë, ruajtja e këtij kompleksi shërben si një dëshmi fizike dhe e nevojshme e historisë, një paralajmërim i gdhendur në beton mes pyjeve të Polonisë.


-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania13 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova2 days agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
