Beqiri: Ideja për korrigjimin e kufijve është lojë e rrezikshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i kësaj partie, Ismet Beqiri ka deklaruar se ideja për korrigjimin e kufijve është lojë e rrezikshme dhe për LDK-në është e papranueshme.

“Ne jemi për dialog, por për t’i biseduar gjërat shtruar dhe jo për të dhënë territor duke ia bërë qejfin Vuçiqit”, ka thënë Beqiri në radio Urban FM.

Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës duke e quajtur atë të brishtë e që po mbahet në këmbë të qelqta. 

“Po mbijetojnë sot për nesër. Ne kërkojmë të shkohet në zgjedhje dhe qytetarët vendosin se kush do të qeverisë. Qeveria aktuale e ka një legjitimitet të lodhtë por nuk ka kredibilitet”, ka thënë ndër të tjera ai. 

Ndërsa, duke folur për ekipin negociator, Beqiri ka thënë se LDK-ja nuk do ta përkrahë atë pasi ai ekip nuk e përfaqëson askënd.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply