Beqiri: Kuvendi duhet të shpërndahet, LDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot kur po pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se në gjithë legjislaturat që ai i ka kaluar si deputet nuk ka pasur legjislaturë më të dobët si kjo e fundit

“Sot është çdo gjë e qartë ne kemi thënë që ka kohë që ky parlament është dashtë të shkon në shtëpi dhe të shkohet në zgjedhje thera pasi dashtë s’ka funksionuar mbarë e mirë e kundërta, çdo gjë që është bë është bë keq dhe nuk ka pasur legjislaturë më të dobët falë edhe koalicionit”, ka thënë Beqiri.

Beqiri u shpreh i bindur duke thënë se beson që këto zgjedhje do i fitojë LDK’ja.

“Është hera e parë është formë interesante që Kuvendi po shkon në vetë shpërbërje nëse mund të themi. Shpresoj që secili do veprojë si LDK dhe të votojmë ne kemi ardhë për votim dhe jemi për zgjedhje të reja të cilat besojmë që do ti fitojë LDK-ja”, tha Beqiri.

Share This Article