Berat Buzhala, gazetar në Kosovë dhe botues i “Gazeta Express”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri pas humbjes së zgjedhjeve nga opozita dhe rikonfirmimit në detyrë të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Në një koment të shkurtër në rrjetet sociale, Buzhala thotë se Lulzim Basha duhet të largohet. Vendin e tij, sipas gazetarit, mund ta zënë dy emra të njohur. Njëri është deputeti demokrat Agron Shehaj dhe gazetari kritik me qeverinë, Armand Shkullaku.
KOMENTI I PLOTË I BUZHALËS:
Sa i perket opozites ne Shqiperi: Pas tete vitesh deshtimi per t’i rikthyer ne pushtet Lulezim Basha do te duhej me u largu prej kreut te Partise Demokratike. Nuk ka kuptim qe ai te vazhdoje edhe me tutje. Paramendojeni me humbe prape pas kater vitesh? Kjo do te ishte pastaj qesharake. Ne krye te partise duhet te vije dikush, mbi te cilin nuk ka dyshime qe i ka lidhjet e njejta ekonomike me ato qe i ka Rama. Dikush qe nuk intimidohet prej Rames ne asnje rrafsh. Dikush qe pervec veriut e shtrine influencen edhe ne Shqiperine e mesme dhe ne Shqiperine e jugut. Ne mendjen time jane dy persona qe kishin mujte me i realizu keto objektiva: Agron Shehu dhe Armand Shkullaku. Secili prej tyre dyve do te kishte qene nje zgjidhje perfekte per PD-ne.
Zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit por ankesat nga partitë edhe këtë vit nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisariatet 1 dhe 2 të policisë në Tiranë dhe dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj kërkojnë pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit. PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. Por sërish, rezultati është i qartë. PS është fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3.