Bërë nga duart e Mbretit Charles para 55 vitesh, shitet për mijëra paund dhija prej qeramike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një dhi prej qeramike e bërë nga vetë duart e Mbretit Charles është shitur për 8500 paund. Kafsha prej qeramike, e cila ka qenë prej 55 vitesh në raftin e kanadezit Raymond Patten, doli në ankand në Staffordshire të martën.

Punimi iu dha Patten në ditëlindjen e tij të 21-të nga tezja e tij që punonte si kuzhiniere në Universitetin e Kembrixhit.

Bërë nga duart e Mbretit Charles para 55 vitesh, shitet për

“Unë besoj se ajo e njihte Mbretin e ardhshëm në baza personale. Unë e kam çmuar dhinë gjithë jetën time” tha Patten.

Charles Hanson, nga Hansons Auctioneers, shtoi: Raymond vendosi të ndahej me dhinë për shkak të rëndësisë së saj historike. Ai është në vitet e tij të pensionit dhe donte t’i gjente një shtëpi të re ku do të çmohej për dekadat e ardhshme.

Share This Article