Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një episod i pazakontë ka ndodhur fundjavën e kaluar në Ashland të Virxhinias, ku “hajduti me maskë” që shkaktoi rrëmujë në një dyqan alkooli rezultoi të ishte një… rakun i dehur.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit së shtunës, kur kafsha e egër kishte hyrë fshehtas në dyqan të mbyllur, duke çarë një vrimë përmes tavanit.

Pasi u fut mes uiskit dhe pijeve të tjera, ai shkaktoi rrëmujë të vërtetë: shishe të thyera e pije të derdhura në dysheme.

Punonjësja që e gjeti e përshkroi pamjen si të pabesueshme. Rakuni ishte shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e tualetit të dyqanit, dukshëm i “mposhtur” nga pijet që kishte konsumuar gjatë aventurës së natës.

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në

Oficerja e kontrollit të kafshëve, Samantha Martin, u thirr në vendngjarje dhe nuk e fshehu dot humorin që i shkaktoi situata. “Unë i pëlqej rakunët”, tha ajo. “Janë krijesa shumë gazmore. Ky ra nga tavani dhe bëri një rrëmujë të tërë, duke pirë gjithçka që i dilte përpara”.

Rakuni u mor në strehimore për t’u monitoruar derisa të kalonte efekti i alkoolit. Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se ai nuk kishte pësuar dëmtime fizike.

“Pas disa orësh gjumë dhe pa shenja lëndimi, përveç ndoshta një dhimbje koke, u lirua i sigurt në natyrë”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes së Kafshëve.

Share This Article