Berisha: 600 euro për vota, 10 mijë të tjera për komisioner! Kam filmime! Bandat e Dubait ndikuan në Durrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur qark më qark, duke thënë se sa lekë janë blerë votat për 14 majin. Në daljen e përjavshme për mediat nga selia blu, Berisha tha se çmimi varionte nga 600 euro për një votë deri në 10 mijë euro për një komisioner. Ai thekson se vullneti i qytetarëve është tjetërsuar nga banda të ndryshme.

Sipas Berishës, për këto ka edhe filmime.

“10 mijë euro për komisioner, në Lezhë në mbrojtjen e policisë së Lezhës bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme, diku diku janë të filmuara dhe aty duket makina e bandave dhe e policisë që po i ruante. Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe vende të tjera diktuan në mbrojtjen e Policisë vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të Partisë Demokratike u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, bandat pushtuan qendra e votimit në Velipojë, 600 euro vota në Mamurras, në Nikël, vrasës trafikant bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion komisionerët, kurse narko policia arrestonte një person në makinë dhe e mashtronte opinion publik se ai po blinte vota, kur ai nuk kishte asnjë qindarkë me vete”, tha Berisha.

Akuza pati edhe për drejtuesit e administratat. Sipas, Berishës, ato kanë qëndruar si “xhandarë” në qendrat e votimit.

“Kanë filluar shkarkimet nga puna ndaj atyre që nuk u përgjigjën”, theksoi ai.

Share This Article