Berisha: Afera e incineratorëve mban emrin e Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dr.Prof. Sali Berisha, ka sulmuar sërish ashpër kryeministrin Edi Rama duke e bërë përgjegjësin kryesor për atë që tashmë po thirret si “afera e incineratorëve”.

Duke folur në një dalje për mediat zoti Berisha tha se problemi madhor i kryeministrit socialist “…është se ka firmën e tij mbi financimin me paratë e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, të djegësit të Elbasanit. Pra, kjo e bën atë përgjegjësin më kryesor në zbatimin e këtij projekti mafioz. Kurrë ai nuk mund të prekë atë fond për këto qëllime. Kurrë! Por ai e ka bërë se e kishte sipërmarrjen e tij” tha Berisha.

“E fundit te firmat është firma e tij fatale mbi dhënien e bonusit prej 8 pikësh të një kompanie që nuk ekzistonte kurrë, tetë muaj përpara se ajo të themelohej” tha zoti Berisha. Sipas tij “Kryeministër në botë që pretendon se djegësi i Tiranës është një kompani e Zoto-Mërtirit dhe që të dy janë me mandat arresti dhe në kërkim, paguhen çdo ditë 90 mijë euro, paguhen mbi 2 milionë euro në muaj, kjo ndodh vetëm se është sipërmarrja e tij” këmbënguli ish kryeministri Berisha. 

Share This Article