Berisha akuza Bashës: Mashtronte këshilltarët, Poll-et elektorale i bënte vetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit  ka manipuluar poll-et elektorale. 

Lideri historik i PD  tha se të dhënat i sajonte kompania e Bashës ndërsa shtoi se manipulimi i poll-ve u zbulua falë gazetarëve.

Berisha ndër të tjera tha se deklarata që bëri para katër viteve ishte gabim.

“Lulzim Basha mashtronte këshilltarët. E zbulova falë gazetarëve. U thoshte se poll-et i bën një Universitet privat. Shkuan gazetarët dhe kapën atë pedagogun, e pyetën duke i thënë ku e ke atë rrjetin, ai iu tha unë nuk i bëj, por mi sjellin dhe i shpall. Nuk ishte faji i këshilltarëve, ishte gabim deklarata ime e 4 viteve më parë. Por poll-et i bënte kompania e Lul Bashës. Ky manipulonte poll-et”, u shpreh Berisha, në emisionin “Opinion”

Share This Article