Berisha apel drejtuesve politikë: Nisni revolta popullore për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

PD ka mbledhur Drejtuesit e rinj Politikë të qarqeve për të folur mbi aksionin e ardhshëm opozitar dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në fjalën e tij Berisha ju kërkoi drejtuesve politikë që të iniciojnë revolta popullore në të gjithë vendin.

Siaps tij qëllimi mbetet i njëjtë revoltë dhe zgjedhje teknike ëpr të siguruar zgjedhje të lira.

“Të iniciohet revoltë e përgjithshme popullore, për qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky mision kërkon që të garantojmë shqiptarët që vota e tyre nuk mund të varroset pa hyrë në kuti dhe se ajo nuk do kthehet në krim dhe krimi në votë. Detyra juaj është e veçantë. Ju jeni politikanë me përvojë dhe do bëni gjithçka për të mirën e qytetarëve. Ju duhet të organizoni demokratët, ata presin të organizohen. Detyra juaj është që të frymëzoni demokratët. Ne përparësi i japim protestës. Ne nuk lejojmë që të ecim së bashku me funeralin e votës së lirë”, tha Berisha.

Share This Article