Berisha: Armik i demokratëve, bashkëpunëtor i Ramës i murosur në muret e kryeministrisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë pas protestës, ish-Kryetari i Partisë Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit u rikthyen në selinë e shkatërruar të PD-së.

Sali Berisha tha se lista e të arrestuarve ka dalë nga Luzlim Basha dhe se protestuesit e ndaluar nuk u përfshinë në akte dhune.

“Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestoheshin, akt kolaboracionizmi i turpshëm dhe kriminal. Sikundër ka fheshur vrasësit dhe kriminelët,” tha Berisha.

Ish-Kryetari tha se ishte Lulzim Basha ai që provokoi i pari të shtunën duke hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

“Nuk e hodhi policia gazin e parë, gazi i parë u hodh nga Lul Basha na ne,” tha Berisha.

Pasardhësin e cilësoi një armik të egër të demokratëve dhe bashkëpunëtor të Kryeministrit Rama.

“Nuk ka më qytetar shqiptar që nuk e ka të qartë se Lulzim Basha në mënyrë përfundimtare është murrosur në muret e kryeministrisë derisa ta çlirojmë edhe atë nga Edi Rama,” shtoi Berisha.

U shpreh i vendosur se protestat do të vijojnë por nuk dha një datë se kur demokratët do të mblidhen sërish për të larguar kryetarin aktual, Lulzim Bashën.

“Protesta e radhës i siguroj demokratët se do mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre,” shtoi Berisha.

Gjatë fjalës së Berishës në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në zyrën e tij ndërsa më herët gjatë paradites aty mbërritën edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe nënkryetarët./Ora News/

Share This Article