Ish lideri i PD-së, Sali Berisha ka arritur në Kongresin e thirrur nga ai, të Partisë Demokratike, ku pritet të shkarkohet kryetari PD-së, Lulzim Basha.
Në një porononcim për mediet para mbërritjes në Kuvend Berisha tha:
“E jashtëzakonshme dita në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë në këtij kombi, revolucion triumfi në momentet më dramatike të vendit, narkoshteti dhe pseuopozitariszmit ët instaluar.
Asgjë nuk pengoi dhe nuk pengon djem dha vajza, burra dhe gra të lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD-së. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë diasporës”, tha Berisha.
A do e shkarkoni Bashën sot?
“Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur, por Kuvendi merr vednimet e veta.”
Ai përsëriti dhe njëherë ftesën për Bashën për të qenë i pranishëm në Kuvend.