Berisha: Basha dhe të gjithë të shkojnë t’i kontrollojnë 4200 firmat një për një

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Saranda ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e radhës u shpreh se statuti thotë që Kuvendi Kombëtar mblidhet edhe me ¼ e anëtarëve të partisë.

Ai tha se firmat janë depozituar te kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Basha e të gjithë të tjerët janë t ëlirë për t’i kontrolluar një për një, por shtoi se të dhënat personale nuk publikohen.

Statuti thotë që Kuvendi Kombëtar mblidhet edhe me ¼ e anëtarëve të partisë. Kur e thërrasin anëtarët kryetari dhe kryesia janë thjeshtë anëtarë. Basha nuk ka pse të shohë gjë nga firmat. Basha të shohë çdo fletë si një anëtar i PD-ë, mund t’i kontrollojë të gjitha fletët. Nuk ka asnjë tagër mbi to!

Tregojnë dështimin e tyre të plotë. Firmat janë depozituar në zyrën e forumit më të lartë pas Këshillit Kombëtar, që është kryetari i Këshillit Kombëtar. Secili prej demokratëve mund të shkojë dhe t’i lexojë aty  këto firma. Ne nuk i publikojmë ato firma se ka një ligj për garantimi ne të dhënave personale se kështu na detyron Konventa e të Drejtave të Njeriut. Sot shkuan mediat dhe i morën një për një fletët dhe i panë, kush do mund t’i shohë. Le të vijnë në kuvend, por edhe nëse nuk vijnë nuk i përjashtojmë nga PD-ja”, tha Berisha.

Share This Article