Berisha: Basha do bashkohet me PS, është vegël e Ramës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar në Quo Vadis rikthimin e Lulzim Bashës në takimet politike pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ai e ka konsideruar rikthimin e tij si skenar të kryesocialistit Rama, teksa Bashën e konsideron si vegël të tij.

Sipas Berishës demokratët e kanë të qartë pozicionimin e Bashës, ndërsa lidhur me deputetët demokratë thekson se mbetet i hapur për diskutime dhe negociata.

“Unë uroj që çdo demokrate dhe demokratë të kuptojë se Lulzim Basha është në lojën e Edi Ramës dhe vegël e tij, besoj se ai që nuk e ka të qartë këtë ndjej keqardhje. Është pikërisht skenari i Ramës që e nxjerrë atë tani sepse e vërteta është që deputetët e PD, të cilët kanë 100 objeksione për Berishën mbajtën qëndrim të drejtë ndaj kandidatëve të Primareve. Ata faktikisht vepruan në përputhje me parimet demorkratike të partisë së tyre, pra ata janë pjesë e partisë tyre dhe unë mbetet tërësisht i hapur për të gjetur mirëkuptim me ta, për të gjetur zgjidhje për të negociuar, për të diskutuar, sepse ata në momentin më themelor zgjodhën anën e duhur dhe investuan veten e tyre në kandidatët e Primareve”, thekson Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha ka refuzuar të bëjë një hap pas duke thënë se ka marrë mbështetetjen e 500 mijë qytetarëve, ndonëse sipas tij votat u vodhën nga kundërshtari.

Share This Article