Berisha: Basha logon e PD-së e ka vënë në dispozicion të Ramës, edhe Balla bën fushatë për të

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri historik i PD, Sali Berisha,  prezantoi në Lushnje kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit, Elton Bano.  Ish-kryeministri kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, duke ftuar qytetarët e Lushnjes që të firmosin ndryshimin. Berisha deklaroi se Taulant Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri, Sali Berisha është ndalur këtë të mërkurë në Lushnje ku bëri prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano.

Berisha, theksoi se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe ky është një premtim që do të realizojë lëvizja e nisur prej tij për Rithelimin e PD-së.

Ish-kryeministri Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Madje deklaroi se Taulant Balla po bën fushatë për Bashën.

Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i ka dhënë logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, të cilin nuk e njoh dhe nuk merrem me të, por ta dini primaret ishin të hapura për çdo anëtar të PD në Lushnje pa përjashtim dhe kërkonin guximin e besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajo, por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën.

Edi Rama përdori mashtrime, banda dhe shumë mënyrë, por përdori edhe naitivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë, të cilin sikur i bëri magji në një takim të papritur 5-6 orësh dhe nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi. Nga ajo kohë, në zgjedhjet e vitit 2021, ai vendosi sistemin e patronazhistëve, sistem i përdorur në Partinë e Punës. Përdori 130 mln euro nga buxheti për të marrë votën e qytetarëve në zonat e tërmetit, përdori paratë e drogës dhe korrupsionit. Lulzim Brava i cili ishte zotuar se do të mbroj votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj, dhe në vend që të dilte në shesh për të mbushur sheshin e Tiranës e të mos ndaheshim deri kur të përmbysnim zgjedhjet, vrapoi pas karriges së tij”, tha Berisha.

Në fjalën e tij para demokratëve kandidati për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano theksoi se primaret ne PD i dhanë fund edhe praktikës që u bë e zakonshme nga uzurpuesit e vulës.

Share This Article