ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 13 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 14 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 14 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 14 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Basha nuk mbrojti votat se mendonte të bënte koalicion me Ramën, prandaj erdhëm te kjo farsë e tmerrshme sot

albnews by albnews
10 June, 2023
in Albania
0
“Shokët më thonë majmun”, njihuni me njeriun “ujk”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Sali Berisha është fokusuar te zgjedhjet e 14 majit, për të cilën siguroi se mbrojtja e votës është një detyrim dhe se, nëse nuk përmbushet ky detyrim, atëherë legjitimohet farsa elektorale.

Berisha nuk nguroi të sulmonte edhe ish-kryedemokratin, Lulzim Basha, i cili sipas tij, nuk mbrojti votat, sepse mendonte të bënte koalicion me Edi Ramën, ndaj edhe erdhëm te kjo farsë e tmerrshme, sikurse e cilësoi Berisha.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, reagon Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues, mandati nuk është personal

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

“Ky proces nuk është tërësisht në duart tona sepse ky proces varet nga procedura, të cilat janë jashtë kompetencave të PD-së dhe janë në duart e institucioneve. Ky proces duhet të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, por ka etapa që kalojnë nëpërmjet KQZ-së, KAS-it dhe Gjykatës Elektorale.

Ka dokumente të shumta, të panumërta, të cilat janë jo në arkivat e PD-së, por në arkivat e KQZ-së. Ato kërkojnë kohë për t’u bërë gati dhe për t’iu dhënë forcave politike sipas kërkesave, kërkojnë vullnet që të mos fshihen. Pra, kemi të bëjmë me një analizë shumë të rëndësishme të listave milionëshe elektorale, të emrave, të adresave. Është një proces realisht kompleks.

Por dy gjëra dua të theksoj. Ky proces po ecën dhe po ecën me sukses.

Së dyti, gjatë kësaj kohe në komunikimet e mia me qytetarët, por dhe me demokratët, konstatoj se në disa raste, më sugjerohet që të mos merrem me këtë proces. Konstatoj se ka demokratë që ndjehen, do të thosha jo të kënaqur nga fakti që ne flasim dhe denoncojmë vjedhjen e votave dhe farsën elektorale, pasi ata shprehen se kjo është një praktikë që PD e ka bërë të zakonshme tashmë.

Dua të bëj një sqarim këtu. Ka disa probleme në këtë qëndrim.

Së pari, nëse ne nuk e bëjmë këtë, ne de facto legjitimojmë, ulim kokën përpara batërdisë elektorale të Edi Ramës. Ne, de facto, i themi atij që nuk kemi një qëndrim të veçantë dhe i japim indirekt dritën jeshile që në zgjedhjet e ardhshme, ai të thellojë edhe më shumë krimin monstruoz elektoral.

Së dyti, ku dallon ky qëndrim në këto zgjedhje ndaj kësaj farse nga qëndrimi që është mbajtur në zgjedhjet e mëparshme?

Është e vërtetë se në zgjedhjet e vitit 2021 është folur për masakër elektoralë. Unë kam shkruar dy ditë pas votimeve se vota e qytetarëve shqiptarë, vdiq pa hyrë në kuti. Kam mbrojtur tezën në mënyrën më të përsëritur se Edi Rama nuk i fitoi ato zgjedhje. Unë këtë deklaratë e kam bazuar së pari në përdorimin nga Edi Rama, sipas faturave zyrtarë të Thesarit të Shtetit, të 93 milionë eurove në prill, që u disbursuan për familjet që kishin meremetime nga tërmeti. Po të marrim edhe të marsit, janë disbursuar 130 milionë. Me këto para, Edi Rama, i cili mori shumicën me vetëm 3 deputetë më shumë, jashtë çdo lloj dyshimi ia doli të blejë të paktën 6 deri në 8 deputetë. Ky veprim ishte një veprim flagrant që nuk mund të bëhej kurrë në fushatë elektorale.

Pikërisht për këtë arsye, unë deklarova se vota vdiq pa hyrë në kuti.

Faktori i dytë madhor që doli në pah në atë masakër elektorale, siç e quajti ish-kryetari i PD-së, ishte faktori patronazhist, i cili u armatos me të dhënat personale të 1 milionë qytetarëve, për të ushtruar të gjitha format e terrorit psikologjik mbi ta dhe që u denoncua para zgjedhjeve në mënyrën më të fuqishme nga Transparency International.

Çfarë ndodhi pas 25 prillit? A u mbrojt vota, a qëndroi PD në mbrojtje të votës? E vërteta është se ndodhi e kundërta. Edi Rama kishte korruptuar kreun e kësaj partie. Këtu në këtë seli gumëzhinin idetë për koalicionin në shtator me PS-në.

Në rast se do kishte ndodhur mbrojtja e votës herën e parë, kjo farsë e tmerrshme nuk do ishte kjo që është sot. Kjo punë që po bëhet është e një rëndësie jetike në shumë aspekte dhe ne do i shkojmë me durim deri në fund.”

Sali Berisha

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result