Berisha bën homazhe në ambasadën e Vatikanit në Tiranë: Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi të mërkurën ambasadën e Vatikanit në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papën Françeskut.

“Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar. Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë”, tha Berisha për mediat.

“Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëri. Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës. I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë. Së dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë”.

Berisha e përshkroi si një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë në vitin 2013. “Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të kishës shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti mbret gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Urojmë përjetësi atit të shenjtë në jetën e tij të pasosur. Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera”, tha ai.

Berisha bën homazhe në ambasadën e Vatikanit në Tiranë:

“Atit të shenjtë Papa Françeskut! Papës së Papëve dhe mikut të kombit shqiptar, me nderimet më të mëdha dhe mirënjohjen më të thellë”, ishte mesazhi që Berisha shkroi në librin e homazheve.

Share This Article