Berisha: Brukseli të hetojë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e kampusit në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se Kampusi i Kolegjit Evropian, sipas tij, është një skandal vjedhje i miliona eurove, duke theksuar se burat janë paracaktuar nga Federica Mogherini dhe kryeministri Edi Rama.

“Plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro”, theksoi kryedemokrati.

Berisha shtoi se ka pasur një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar për shkak se është korruptive.

“Është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit”, theksoi ai.

Share This Article