Berisha: Çdo demokrat të ngrihet në lartësinë e idealeve të Dhjetorit, të përgatitemi për protesta të fuqishme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka mbajtur Foltoren e katërt para Kryeministrisë ku kreu i forcës opozitare Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve për të vijuar protestat.

Duke folur me rastin e Ditës së Rinisë, 8 Dhjetorit 1990, Berisha tha se “çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar duhet të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit”.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk do ta lëshojë sheshin e protestës.

Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, ky shesh, kombi pret nga ne të mos e lëshojmë, ta zëmë njëherë e mirë, ta mbajmë gjer në fitore. Edi Rama, armik i egër i lirive të shqiptarëve.

 Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i kombit në të gjitha kohërat.

Edi Rama vjen në këtë dhjetor si armik i egër i çështjes kombëtare dhe interesit të shqiptarëve. Por mbi të gjitha vjen në këtë dhjetor si armiku më i egër i rinisë shqiptare, i të rinjve shqiptarë.

Përzuri në 10 vite, 70 përqind të të rinjve nga vendi. Rrënoi shkollat. Rrënoi të ardhmen e tyre”, u shpreh Berisha.

Krydemokrati theksoi më tej se për demokratët tashmë është “koha e guximtarëve”, ndërsa i ftoi ata për të vijuar protestat.  

“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit. Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij.

Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë. Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë. Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit të lirisë. Nderim studentëve liberatorë”, përfundoi në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi i kësaj foltore ishte pjesmarrja e Salianjit dhe Alimehmetit.

Share This Article