Berisha: Damian Gjiknuri u flak sot si Arben Ahmetaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, deklaroi se djegësat po përcëllojnë, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës.

“Mafia shtetërore më e rrezikshme në Evropë u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë; u mblodh me dyer të mbyllura pasi Prokuroria Speciale ka tronditur si tërmet 8-ballësh mafien më të rrezikshme. E ka tronditur sepse ka sjellë dhe një herë në skenë vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së kësaj vjedhjeje, me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

“Ajo dosje që rëndom mund të quhet dosja “Ahmetaj”, në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo kuptim dhe çdo nënkuptim, është dosja Rama, dosja Agaçi, dosja Veliaj. Ndonëse viktima e fundit, Damiani, që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur, dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë, ministra të tjerë e me radhë. Ndaj dhe lokali i bukur i pronarit të vet, u shndërrua në shpellë mafie për një orë. Nuk kam asgjë me lokalin, por dyert e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafies shtetërore”, shtoi Berisha.

Share This Article