Pas Lushnjes, dy grupet e PD-së po shkojnë drejt unifikimit edhe në Durrës.
Mësohet se PD-ja zyrtare dhe Komisioni për Rithemelimin e PD do të dalin me një kandidaturë të përbashkët në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit.
Burimet bëjnë me dije se me datë 30 janar do të votojnë 2700 anëtarët e PD dega Durrës për përzgjedhjen e një emri që do ti përfaqësojë.
Procesi i votimit do të zhvillohet tek Pallati i Kulturës ose tek godina e Partisë Demokratike në Durrës.
Mësohet se është kontaktuar me Osman Stafën për këtë unifikim, përfaqësues i Foltores.
Ai u ka deklaruar se do të jetë përfaqësia ajo që do ta vendosë nëse do të jenë të unifikuar kandidatët ose jo./Oranews/

