“Berisha dhe Basha të bëjnë një hap pas”, Gjekmarkaj reagon pasi dha dorëheqjen nga funksionet në PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agron Gjekmarkaj, pasi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar, ka reaguar në Facebook.

Në postim, Gjekmarkaj sugjeroi që ashtu si ai, të bëjnë një hap pas dhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

 “Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëjë një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, lexohet në postimin e Gjekmarkajt.

Share This Article