Berisha: Dita dhe nata janë të popullit në protestën e 13 prillit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e lajmeve në RTV ORA referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.

”Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njejtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njejtin skenar në botë”, tha Berisha.

Protesta e opozitës, paralajmëruar që do të mbahet ditën e nesërme është komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur nëse opozita do të ngrejë një çadër, si ajo e shkurtit të 2017, Berisha u përgjigj se për atë do të vendosë populli.

“Dita dhe nata janë të popullit opozitar. Do vendosë populli opozitar, por një gjë e di, që do jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria deri sot. E ftoj krye Kreun e Meduzës të nderojë qoftë dhe një herë atë zyrë që rri në të”, tha Berisha.

Share This Article