Berisha: Do ta kthejmë bunkerin e Lulzim shëmtirës në shtëpinë e lirisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri, Sali Berisha tha para selise së PD-së se do ta kthejmë bunkerin e Lulzim shëmtirës në shtëpinë e lirisë.

Ka momente që komunikoj me ju, por ka momente që dhe kur flas komunikoj me këta dhjetëra mijëra demokratë që kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim shëmtirës, Lulzim pengut në shtëpinë e  tyre të lirisë. Edvin Rama ka që dje pasdite deri sot që përgatit kurthe në ndihmë të Lulzim Pengut. Basha është i rrethuar nga gardistët me kundragaz”, tha Berisha.

Berisha thotë se brenda PD-së nuk po mbahet mbledhje por Basha është i rrethuar nga gardistët e Ramës.

“Nuk ka mbledhje. Ku e di ti që ka mbledhje. Basha është i rrethuar nga gardistët e Ramës”, u tha ai gazetarëve.

Ndërkohë protestuesit kanë hyrë në katin e parë të selisë PD si dhe kanë mbushur oborrin e selisë ku ndodhet dhe Berisha.

Share This Article