Berisha do ta mbaj kuvendin e 11 dhjetorit në “Air Albania”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në datë 11 Dhjetor Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës dhe rikthimin në krye të Partia Demokratike pas 8 viteve.

Ish-kryeministri ka njoftuar më herët se janë më shumë se 4200 delegatë që kanë firmosur për mbledhjen e këtij forumi, që është më i lartë i partisë më të madhe në opozitë. Po ku do të zhvillohet Kuvendi?

“ABC” mëson se Kuvendi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Fillimisht ishte planifikuar në Pallatin e Kongreseve. Por nisur nga fakti që në këtë datë, pra 11 Dhjetor në hollin e Pallatit të Kongreseve do të ketë një tjetër aktivitet, por edhe për të treguar forcën me numrin e mbështetësve, Berisha vendosi që ta çojë Kuvendin në stadium.

Njëri prej organizatorëve i tha “ABC”-së, se delegatët që do të identifikohen elektronikisht do të vendosen në një pjesë të veçantë të stadiumit dhe në krahun tjetër pjesa e militantëve.

7 ditë pas Kuvendit të organizuar nga ish-kryeministri, Lulzim Basha në 18 Dhjetor ka thirrur sërish Kuvendin e PD-së që sipas të gjitha gjasave do të përjashtojë Sali Berishën nga partia që themeloi 30 vite më parë.

Share This Article