Berisha dorëzon sot 4200 firma në Kuvend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga “Foltorja” e Pogradecit pasditen e djeshme, ish-kryeministri Berisha bëri me dije se janë mbledhur 4200 firma për Kuvendin Kombëtar he do të dorëzohen ditën e sotme, 10 nëntor.

Ai shtoi se në Kuvend, përpos këtyre firmave, do të vijnë edhe mbi 10 mijë demokratë dhe do të mbahet festa më e madhe e rikthimit të partisë.  

Por, Doktori nuk i ndal “Foltoret” deri në rikthimin e sovranitetit të PD-së siç e quan ai.

“Foltorja” e radhës do të mbahet në Sarandë më 12 nëntor.

Ish-lideri njofton se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 tek Hotel “Mediterrane” Sarandë.

“Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur,” Berisha fton demokratët e Sarandës të marrin pjesë.

Share This Article