• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Berisha premton: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit

Berisha: E gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite. Rama shkatërroi edhe sistemin arsimor

by albnews
19 June, 2024
in Albania
0
13
VIEWS

Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, është shprehur se me këtë politikë genocidale ndaj shqiptarëve, Edi Rama meriton çdo ndëshkim më të rëndin penal dhe të çdo lloji. Ndër të tjera Berisha theksoi e drejtimi i Shqipërisë nën drejtimin e Ramës është drejtimi i zhbërjes së shqiptarëve nga Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha është ndalur te rezultatet e shkollave shqiptare në testin e PISA, të cilat dolën të fundit në rajon dhe Europë. Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe e akuzoi se e shkatërroi përfundimisht sistemin arsimor në 8 vite.

Kryedemokrati u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që të ngrihen në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. ‘U bëj thirrje prindërve shqiptarë, në emër të dashurisë për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre, ngrihuni së bashku me ne të çlirojmë arsimin tonë’, theksoi Berisha në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanit se është kthyer në parzmore të regjimit të Edi Ramës. ‘Kreu i organizatës kriminale që quhet SPAK është bërë parzmore e këtij regjimi që po shpërfytyron një komb të tërë’, theksoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se qindra drejtues të degëve si dhe deputetë i janë bashkuar Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos në selinë blu. ‘Qindra drejtues dhe deputetë na janë bashkuar pas vendimit të gjykatës! Misionin historik të fitores, do e përmbushim së bashku’, tha Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet për çdo natë poshtë banesës së tij.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të një kauze të drejtë.

Mirënjohje më të pakufishme, nderimin më të madh para jush për qëndresën tuaj të pamposhtur në mbrojtje të interesit kombëtar, në mbrojtje të të ardhmes së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë që po rrënohet çdo ditë në kthetrat e pamëshirë të një narkoshteti që vjedh në mënyrë të papërmbajtur dhe ndajnë me njëri-tjetrin pasuritë publike të këtij vendi, ndajnë me familjet e tyre, kurse shqiptarëve u lënë si alternativë rrugët e botës dhe largimin.

Të dashur miq!

Për çdo njeri që e ndjen veten shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, pas lajmeve që lidhen me atë, familjen, të cilat urojnë të jenë gjithnjë pozitive, nuk ka lajm më të hidhur për atë, nuk ka lajm më të hidhur për një gjeneratë të tërë se sa lajmi i rrokullisjes së Shqipërisë në honet e historisë, shpopullimit të saj, zhbërjes së saj nga bijtë dhe bijat e vet.

Në shekuj ne jemi gjenerata që patëm fatin tragjik në raport me kombin të shohim para syve tanë se si në një hark kohor 8-vjeçar, vetëm në hapësirën e BE u larguan rreth 1 milion shqiptarë dhe qindra mijëra të tjerë për në SHBA, Kanada dhe vende të tjera të botës.

Me këtë politikë genocidale ndaj shqiptarëve, Edi Rama meriton çdo ndëshkim më të rëndin penal dhe të çdo lloji.

Drejtimi i tij është pra drejtimi i shpërbërjes së kombit shqiptar.

Drejtimi i Shqipërisë nën drejtimin e tij është drejtimi i zhbërjes së shqiptarëve nga Shqipëria.

Qytetarë dhe qytetare, sot numri i shqiptarëve në Shqipëri ka zbritur në nivelet e 70-80 viteve më parë.

Por nivelet e 70-80 viteve ishin nivelet e pas një lufte, pas luftës më të egër që kishte njohur njerëzimi gjer atëherë.

Kurse e gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës.

Të dashur miq!

Çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, që e ndjen veten sadopak të detyruar ndaj kësaj toke, të tij dhe të parëve të tij, duhet të ngrihet me gjithë forcën për t’i dalë zot Shqipërisë o sot o kurrë kundër kësaj bande.

Të dashur miq!

Dy-tre ditë më parë, Ministria e Antiarsimit dha shifrën e maturantëve që dhanë provimin këtë vit.

Ata ishin gjithsej 28 mijë në mbarë Shqipërinë, kundrejt 50 mijë maturantëve që dhanë provimin në vitin 2013.

Të dashur miq!

Në qoftë se popullata u pakësua në këto 8-9 vite me mbi 35 përqind, maturantët, të rinjtë e këtij vendi, u pakësuan me 41 përqind.

Dhe kjo shifër është e trishtë, kjo shifër është kombi drejt zhdukjes.

Kjo shifër është një lemeri për çdo patriot të vërtetë shqiptar.

Sot, rekordet e zeza për këtë vend nuk kanë të ndalur, por duhet t’u themi se një nga rekordet absolutisht më të zeza, njëri nga rekordet më keqndjellëse për këtë komb ishte rezultati i publikuar nga OECD i testit PISA për mendimin krijues të nxënësve 15-vjeçarë.

8 vitet e zeza të arsimit të Edi Ramës do të regjistrohen në memorien e kohës si vitet e shkatërrimit përfundimtar të sistemit arsimor.

Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, rezultatet e testimit të fuqisë krijuese të mendimit të fëmijëve tuaj, test ky kryesor për ndikimin e shkollës tek fëmijët tuaj, më kryesori, ku dalim ne, siç e tha zonja mësuese?

Ne dalim në vendin më të fundit të testuar në botë.

Ne zbresim ndën të gjitha vendet e Ballkanit.

Ne jemi 17 pikë ndën Kroacinë.

Jemi 17 pikë ndën Slloveninë.

Jemi 16 pikë ndën Serbinë.

Jemi 8 pikë ndën Bullgarinë.

Jemi 6 pikë ndën Palestinën në luftë. Republikën Domenikane. Edhe Filipinet, edhe Uzbekistani, çdo vend tjetër është para nesh.

Ne jemi aty ku e katandisi Shqipërinë Edi Rama, në vendin e fundit me gjithsej 13 pikë.

Prindër, nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, rënien më të madhe në botë, rënien me 62 pikë si asnjë vend tjetër në histori.

Po si ndodhi kjo?

Kjo ndodhi sepse fatin e fëmijëve tanë në qeveri e kanë në dorë hajdutë, injorantë të pamëshirë, të pamëshirë që vjedhin dhe vetëm vjedhin fondet e caktuara për shkollat.

Kjo ndodhi sepse portali ‘Një mësues për Shqipërinë’ u shndërrua në portalin e një mësuesi për partinë.

Kjo ndodhi sepse shkolla e drejtorëve, e ngritur në baza në modelin e tij origjinal, një shkollë me vlera, u shndërrua në shkollën Vladimir Iliç Lenin të Partisë së Punës.

Kjo ndodhi sepse mësuesit e vërtetë u nxorën nga arsimi, u persekutuan nga injorantët, nga njerëzit pa arsim, nga trafikantë, delinkuentë.

Kjo ndodhi sepse rrogat e mësuesve, të cilat u rritën me 120 deri në 140 përqind në vitet 2006-2013, u përmbysën. Po të llogarisësh inflacionin, sot janë 25-30 përqind më të ulëta se në vitin 2013.

Janë 30-40 përqind më të ulëta se në Kosovë, më të ulëta se në çdo vend tjetër.

Ndërkohë që në vitin 2013, mësuesi shqiptar ishte mësuesi që paguhej më mirë se çdo mësues në rajon.

U bëj thirrje prindërve shqiptarë, në emër të dashurisë për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre, ngrihuni së bashku me ne të çlirojmë arsimin tonë.

Sepse ne në vitet e qeverisjes realizuam rritje vertikale të pozicionit të Shqipërisë në PISA.

Më parë fola për rënien 62 pikë krahasuar me pikët që u fituan nga viti 2006 deri në vitin 2013. Po, po.

Këta janë armiqtë e fëmijëve tuaj.

Këta janë armiq të dijeve të fëmijëve tuaj.

Këta fëmijët tuaj i konsiderojnë mish i freskët për t’i përcjellë drejt Europës.

A nuk janë këto tregues të institucioneve më serioze të botës.

Flasin se cili është drejtimi i Shqipërisë: narkoshtet, injorancë, krim, largim masiv nga Shqipëria.

Prandaj dhe në emër tuaj ju bëj thirrje çdo prindi, çdo familjari të fëmijëve tanë, të ngrihemi për t’u ndarë me këtë regjim që po shkatërron gjithçka në këtë komb me vjedhjet e tij.

Të ngrihemi kundër këtij regjimi që po shkelmon çdo ditë mbi dinjitetin tonë.

A e morët vesh sot apo jo? Mercenar Zamani, pas 5 vitesh hetimi, lëshoi mandat arresti për Klodian Zoton.

A e kuptoni ju o miq se çfarë delinkuentësh janë këta? Janë zhdukur gjer tani 200 milionë euro në tre djegësa. Këta meritojnë çdo ndëshkim.

Qytetarë dhe qytetare, çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama me administratën, rrethin e tij familjar ju vjedh ju, ju poshtëron, nuk pyet se ekzistoni.

Por po kështu çdo ditë, kreu i organizatës kriminale që quhet SPAK, kriminelët e fëmijëve tanë, janë bërë parzmore e këtij regjimi që po shpërfytyron një komb të tërë.

Të dashur miq!

Gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne.

I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt.

Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj.

Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku,

Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku.

Të bashkuar në diversitet.

Të bashkuar në të vërteta.

Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë.

Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Previous Post

Ndeshja Shqipëri-Kroaci vendos një tjetër rekord historik në ndeshjet e Europianit

Next Post

Truproja e Rishi Sunak u arrestua sepse kishte vënë baste për datën e zgjedhjeve

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

18 May, 2025
Next Post
Truproja e Rishi Sunak u arrestua sepse kishte vënë baste për datën e zgjedhjeve

Truproja e Rishi Sunak u arrestua sepse kishte vënë baste për datën e zgjedhjeve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM