Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ka treguar për vështirësitë e tij për t’u stërvitur në izolim.
Në një intervistë për emisionin “Sporti Total” në KTV, portieri i klubit italian SPAL ka treguar për stërvitjet e tij në shtëpi.
“Është e vështirë të stërvitesh në shtëpi, mirëpo sigurisht që ne kemi një plan program dhe po i përmbahemi në maksimum. Nuk është pjesë e lehtë mirëpo në këtë gjendje duhet të stërvitemi kështu”, ka thënë Berisha.