Berisha: Elmar Brok erdhi të më kërkonte largimin, por ju them ç’ndodhi më pas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka zbuluar disa detaje nga takimi me eurodeputetin gjerman Elmar Brok. Berisha tha se Brok e nisi takimin me një kërkesë që ai të hiqte dorë nga PD, por pas bisedës e ndryshoi komplet qëndrimin.

“Elmar Brok më tha: “Sali, erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt”. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera.

Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithçka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova se zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë, por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, – u shpreh Berisha në një intervistë në Syri TV.

“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Deri me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës.

Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme. Ka dhe të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha” – tha ish-kryeministri.

Share This Article