Kreu i PD-së Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë në konferencën me gazetarët.
Berisha tha se sipas një denoncimi që i ka mbërritur, Ergys Agasi është parë të shkojë në Surrel. Kryedemokrati paralajmëroi se shumë shpejt do t’i hiqet edhe masa e arrestit.
“Së dyti, vazhdojnë qarkullimi i Ergys Agasit, i lirshëm fare, dhe sipas qytetarit dixhital, ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës siç ka qenë përpara, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel, duke u ngjitur përpjetë.
A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim në Surrel, këtë nuk mund ta them. Por u them me siguri se Ergys Agasi, që së shpejti do i hiqet masa e arrestit, sepse Edi Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim.
Nuk ka më masë arresti për Agasin kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët, qytetarët shqiptarë që do marrin fatin në duart e tyre”, tha Berisha.


