Jashtë Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa qytetarë në Durrës.
Berisha tha për mediat se Salianji po ndjek një axhendë private. Kreu i demokratëve paralajmëroi llogaridhënie për të gjithë ata demokratë të cilët nuk u angazhuan në fushatën zgjedhore.
“Është një anëtar kryesie që në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Do të ketë një axhendë personale. Sa ishte salla, atë e di unë. I falënderoj grupet e punës që nuk ju mashtruan nga një takim me axhendë private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet nuk ka mashtrim më të madh. Para jush, militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Të ndjekësh një axhendë personale është një zgjedhje që unë nuk kam kundërshti. Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq. I përgëzoj demokratët e duirrësit që e braktisën.
Ata ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë. Kishte të tjerë që punuan për PS-në dhe kanë frikë për analizën që u bë. Prandaj duhet analiza në parti, sepse ata që i kanë tradhtuar militantët, sigurisht që do japin hesapin para strukturave. Ata që morën pushimet turistike në fushatë. Nuk po paralajmëroj…Llogaridhënie po sigurisht që e paralajmëroj. I garantoj që do ketë llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat. Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm”, deklaroi Berisha.




