Berisha flet për trajnerin Gliha

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sonte në mbrëmje përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij viti. Dardanët, të mërkurën, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajnë miqësore me Jordaninë, derisa katër ditë më pas do të luajnë kundër Greqisë në Athinë, ndeshje e cila do ta përmbyllë ciklin e kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm 18 futbollistë, teksa Arijanet Muriç dhe Amir Rrahmani, do t’i bashkohen ekipit nga stërvitja e nesërme.

Pas stërvitjes opinionet e tyre për faqen zyrtare të FFK-së i dhanë Valon Berisha dhe David Domgjoni, të cilët u shprehën optimistë se do ta mbyllin vitin me rezultate pozitive, që do t’i shërbenin ekipit si motiv për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, që nis në mars të vitit të ardhshëm.

“Gëzohem kur kam mundësi të marrë pjesë me kombëtaren, me u kthy bashkë me djelmoshat që kemi shoqëri shumë të mire. Edhe për mu ishte mire me u kthy prej një lëndimi që e pata, por jam mire dhe gëzohem që jam këtu”, tha fillimisht Berisha.

Ai tutje tha se kërkojnë fitore në këto ndeshje që të krijohet atmosfera për t’ia nis një Kosovë e re.

“Primoz Gliha po dëshiron me kriju lojën e vet. Ishte një ushtrim i lehtë, i mire, besoj prej nesër e dime qysh po don me lu edhe çfarë taktike kemi me planifiku për dy ndeshjet e ardhshme. Ndeshja me Greqinë do të jetë e vështirë. E kemi mundësinë me kriju një lojë të mire edhe atje. Më e rëndësishme për neve besoj që është rezultati pozitiv dhe mu kriju ajo atmosfera që për me ia nis një Kosovë e re”, tha Valon Berisha.

Share This Article