Berisha fton Ramën në debat televiziv: Dua të të numëroj të gjitha krimet dhe mëkatet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha nga “Foltorja” e Pogradecit i ka bërë një thirrje të hapur për debat televiziv kryeministrit Edi Rama.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha tha se ka një mesazh për Edi Ramën. Duke iu drejtuar kreut të qeverisë, Berisha tha se ai është i pashpresë dhe se Foltorja “i ka kallur datën”.

“E garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Burrat e vajzat që jetojnë me djersën e ballit. Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv para këtyre burrave dhe grave, të te numeroj gjitha krimet e mëkatet e këtyre tetë viteve mbathja për Beograd se atje të presin me krahë hapur.”

Po ashtu, Berisha, duke iu drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, tha të mërkurën do të dërgohen në Partinë Demokratike 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Share This Article