Ish-kryeministri Sali Berisha, të mërkurën ka ngritur dyshime serioze se Sigurimi i Shtetit i Shqipërisë në periudhën komuniste mund të ketë bashkëpunuar me mafien italiane.
Në një shënim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Capo dei capi, Toto Rina, në regjistrimet e anti-mafies italiane flet për një shqiptar specialist eksplozivi që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej.
“Ai nuk dinte italisht, nuk fliste, nuk ishte anëtar i Ndragetës, por përgatiste autobombat me të cilat mafia italiane kryente aktet terroriste”, shkruan ish-kryeministri.
Berisha thekson se nga Shqipëria në atë periudhë vetëm terroristët e sigurimit të shtetit mund të shkonin në Itali dhe të ktheheshin si dhe kur të donin.
“Pyetja legjitime shtrohet; a po e ndihmonte Enver Hoxha mafien italiane dhe Brigade Rose kundër borgjezisë dhe qeverisë së vendit fqinj”, shkruan ai.
Ja postimi i plotë: “A ekziston lidhja midis sigurimit te shtetit dhe mafees italiane? Capo dei capi, Toto Rina, në regjistrimet e anti-mafees italiane flet për një shqiptar specialist eksplozivi që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej. Ai nuk dinte italisht, nuk fliste, nuk ishte anëtar i Ndragetes, por përgatiste autobombat me të cilat mafia italiane kryente aktet terroriste. Nga Shqipëria në atë kohë vetëm terroristë të sigurimit të shtetit mund të shkonin në Itali dhe të ktheheshin si dhe kur të donin. Pyetja legjitime shtrohet a po e ndihmonte Enver Hoxha mafien italiane dhe Brigade Rose kundër borgjezisë dhe qeverisë së vendit fqinj”, ka shkruar Berisha.