Berisha homazhe të shtatorja e Azem Hajdarit: 8 dhjetori shënon nisjen e revolucionit më të madh në historinë e kombit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ditën e Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha bëri homazhe te shtatorja në Qytet Studenti dhe mbajti një fjalim në krah të bashkëshortes së Azem Hajdarit, Fatmira dhe djalit të vogël, Azemit. 

“Djali zemërluan Azem Hajdari, ndau historinë, epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që nisiën këtë revolucion, Azem Hajdari që i pritu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90″, tha ai.

Berisha u shpreh se studentët ja dolën të mposhtin diktaturën komuniste dhe të sillnin pluralizmin në Shqipëri duke shënuar kështu  revolucionin më të madh paqësor në historinë e kombit shqiptar.

ot mblidhemi në këtë shesh ku filloi revolucioni paqësor më i madh në historinë e kombit shqiptar, revolucion paqësor i cili do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër të Enver Hoxhës. Ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu atij me guxim të jashtëzakonshëm, firmosën në historinë e kombit një nga faqet më të ndritura të lirisë së tij. Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët e Tiranës ja dolën të mposhtin  diktaturën komuniste dhe të sillnin për Shqipërinë më në fund epokën e pluralizmit politik, vendosjen e pluralizmit politik”, tha Berisha.

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

8 dhjetori shënoi rënien e komunizmit dhe është shpallur festë Kombëtare.

Berisha homazhe të shtatorja e Azem Hajdarit: 8 dhjetori shënon nisjen

Share This Article